Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka prezantuar kandidatët që garojnë për kryetar të Komunave në zgjedhjet komunale të 17 tetorit.
Gjatë prezantimit të tyre ka thënë se përveç njerëzve siç ka thënë janë me vlera kanë edhe programe që janë të mishëruar me komunën përkatëse.
Vlerë sipas tij është qeverisja e përgjegjshme. Synim sipas tij është forcimi i arsimit, shëndetësisë dhe fushave tjera në Komunat që do të udhëheqin.
Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës njëherësh kandidat edhe për një mandat për qeverisje në këtë Komunë ka thënë se në komunat që ka udhëheq AAK-ja ka pasur rritje në çdo aspekt të jetës. Sipas tij, në gjashtë komunat që ka udhëheq AAK-ja ka pasur rritje ekonomike. Ka thënë se ky numër 6 do të rritet në zgjedhjet e 17 tetorit.
Edhe kryetrari i Suharekës, Bali Muharremaj që është kandidat për kryetar edhe për një mandat ka thënë se shumë pak ka bërë çfarë do të bëjë mandatin e ardhshëm. Ka thënë se janë rritur investimet në këtë komunë për 4 herë.
Edhe Besnik Tahiri kandidat për kryetar të Podujevës ka thënë se në politika publike dhe shkenca janë dy elemente që të bëjnë me u bind ndaj partive politike. Ka thënë se AAK-ja ka dhënë argumente që qeverisjen në komuna e ka boshtin për zhvillimin e shtetit. Ka përmendur mandatet që Haradinaj ka qenë kryeministër, përkatësisht Ligjin për këmbim të pronës komunale. Ka përmendur Ligjin për kryeqytetin që është bërë gjatë kohës sa ka qenë Haradinaj kryeministër dhe sipas tij ai ligj ka sjellë investime krahas kryeqyteteve të Ballkanit.
Tahiri ka folur për projektet që kanë realizuar kryetarët e AAK në komunat që kanë udhëhequr.
Ndërkohë Haradinaj i pyetur lidhur me përfoljet që Albena Reshitaj është përmendur si kandidate e Vetëvendosjes për Suharekë, ai ka thënë Reshitaj është kolege e tyre dhe se punon ngushtë me kryetarin e Suharekës Bali Muharremaj.
Ndërsa i pyetur se pse vetëm një grua kandidate për kryetare të Komunës ai ka thënë se listat për asamble përmbajnë emra të shumtë të grave kandidate për asamblistë.
Për kandidimin e Arben Vitisë për kryetar të Prishtinës Haradinaj ka thënë se është mesazh i gabuar nga Vetëvendosje në këtë kohë kur vendi përballet me pandemi.