Një grua nga Peja në gjendje të dehur ka sulmuar dy persona të tjerë, një burrë dhe një grua.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës nëpërmjet raportin 24 orësh.
E dyshuara është arrestuar, shkruan Reporteri.net.
Policia nuk ka raportuar për të lënduar.
Njoftimi i plotë:
SULM
Rr. Mbretëresha Teute, Pejë, 28.08.2021 – 23:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë. Nuk raportohet për te lënduar. Me vendim të prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje.