Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë dy persona që dyshohet se kanë falsifikuar teste për Covid-19.
Sipas njoftimit, të dyshuarit janë kapur në flagrancë duke kryer këtë vepër penale.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 4 shtator 2021– Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ju njofton se me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dy (2) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në këtë çështje penale, prokurori i rastit ka urdhëruar masat teknike të hetimit dhe vëzhgimit dhe gjatë zbatimit të tyre janë siguruar prova për të cilat dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartcekur, ashtu që në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, janë zënë në flagrancë dy të dyshuarit në një laborator privat në Podujevë, duke lëshuar teste me rezultate negative të Covid-19.
Të dyshuarit e lartcekur ndodhen nën masën e ndalimit 48 orësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.