Dren Doli është propozuar për ambasador të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës dhe pritet që të marrë miratimin nga ky vend.

Kështu bëjnë të ditur burime të Gazetës Online Reporteri.net.

Lidhur me propozimin e tij për ambasador, Reporteri.net ka kontaktuar me Dren Dolin.

Reklamë

Ai nuk e ka mohuar propozimin e tij por ka thënë se për këtë çështje përgjegjës për të folur janë Ministria e Punëve të Jashtme ose Presidenca e Republikës së Kosovës.

“Ju lutem drejtojuni me pyetje MPJ. Në fakt ata e kanë përgjegjësinë për t’u përgjigjur ju luttem për cdo gjë në lidhje këtë të kontaktoni me MPJ ose Presidencën”. Është përgjighur shkurt Doli.

Reporteri.net ka raportuar edhe për 7 emra të tjerë të propozuar për ambasador në disa vende të ndryshme.

Gazeta Online Reporteri.net nga burime të veta në Ministrinë e Punëve të jashtme merr vesh se këta janë personat që janë propozuar për ambasador në këto vende dhe pritet konfirmimi nga vendet përkatëse.

Procesi i intervistimit ka përfunduar për 6 ambasadorë të propozuar me çelës politik.

Reklamë

Ndërsa në Paris të Francës për ambasador është propozuar Mehdi Halimi.

Ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe është propozuar Xhabir Hamiti.

Martin Berishaj është propozuar ambasador për në Kroaci.

Mehdi Halimi është propozuar ambasador në Francë.

Reklamë

I propozuar është edhe Faruk Ajeti për në Gjermani.

Në Bruksel për ambasador është propozuar ish-kryeredaktori i “Koha Ditore”, Agron Bajrami.

Ndërsa Ilir Kapiti është propozuar për ambasador në Mbretëri të Bashkuar. Kapiti është momentalisht zëvendësministër në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Reporteri.net merr vesh se tashmë të propozuarit kanë filluar disa trajnime në Akademinë Diplomatike të Kosovës.

Reklamë