Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për therjen e djeshme me thikë në Prishtinë, rast ky për të cilin Gazeta Online “Reporteri.net”, publikoi edhe pamje.

Sipas Policisë 25 vjeçari u sulmua në qendër të Prishtinës nga një person me të meta psiqike.

I njëjti, pas lëndimeve që ka pësuar në duar e këmbë ka marrë trajtim mjekësor dhe është liruar për shërim shtëpiak.

Reklamë

I dyshuari për therje me thikë është dërguar në mbajtje.

“Viktima mashkull kosovar është sulmuar me thikë nga një i dyshuar mashkull kosovar i cili sipas dëshmitarëve vuan nga sëmundje psiqike. Viktima ka marrë tretman mjekësor pastaj është liruar në shërim shtëpiak. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thekson policia.