×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vetëvendosje: Çlirimi ende nuk është arritur, Kosova shumë e vlefshme për t’ua lënë në duart e stërvitura për korrupsion

    Reporteri
    21 Nëntor 2021 | 20:50

    Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një analizë për rezultatin e zgjedhjeve lokale, ku hapur pohon se nuk janë të kënaqur për numrin e komunave të fituara.

    Si ndër faktorët në këtë rezultat jo të mirë, përmenden mos përmbushja e pritjes së qytetarëve.

    VV në komunikatën e saj flet jo pak edhe për partitë rivale të saj.

    Partia e Albin Kurtit thotë se partitë tjera po ja kopjojnë VV-së metodat, po duan të fitojnë si ta, por jo të bëhen ashtu.

    “Sot të gjitha subjektet politike po na kopjojnë. Por na kopjojnë në metodat tona. Ata po duan të fitojnë si ne por jo të bëhen si ne. Ky është thelbi. Ne nuk kemi fituar sepse kemi protestuar por sepse kemi pasur të drejtë. Ne nuk jemi të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit për metodat tona por për kauzat tona. Andaj, ata janë në sinkron në deklarata, në metoda dhe në rreshtim. Ata e kanë pasion pushtetin, ne politikën”, thotë VV, shkruan Reporteri.net.

    VV më tej thotë se as nuk lodhet e as nuk dorëzohet, ndërsa shton se Kosova është shumë e vlefshme për t’ua lënë në duart e stërvitura për korrupsion.

    “Çlirimi ende nuk është arritur e ne duhet të luftojmë për këtë. Lufta jonë është më e gjatë. Ne as nuk lodhemi, as nuk dorëzohemi. Kosova është shumë e vlefshme për t’ua lënë në duart e stërvitura për korrupsion. Urojmë më të mirën për Kosovën dhe për komunat. Qofshin ndryshime estetike apo më përmbajtësore, në pastë të tilla do t’i përgëzojmë e shijojmë. Në mungofshin do t’i kërkojmë. Shpresa jonë është e madhe. Sepse aktiviteti ynë është i përhershëm”, thotë VV.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!