Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave që dyshohet se kanë kanosur e ngacmuar dy gazetarë.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se R.S. ka ngacmuar gazetarin SH.K., duke i kërkuar ta largojë nga mediumi një shkrim, derisa i pandehuri T.P., ka kryer veprën penale ‘kanosje’, pasi ka kërcënuar gazetarin G.G., përmes rrjetit social Facebook.
“Prokurori i shtetit, me aktvendim mbi ndalim kishte ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve të pandehurit dhe ndaj të njëjtëve ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, si dhe aktakuzat e ngritura i ka proceduar në gjykatë për trajtim të mëtejmë”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.