Lëvizja Vetëvendosje po akuzon kryeministrin Ramush Haradinaj se ka gënjyer kur ditë më parë, deklaroi për ulje të papunësisë në vendin tonë.
Partia e Albin Kurtit thotë se edhe të dhënat zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës demantojnë deklaratën e kreu të ekzekutivit, shkruan Reporteri.net.
VV përmes një postimi të bërë në faqen e Facebookut thotë se Haradinaj mund të gëzohet me të dhënat nga tregu i punës, duke manipuluar me përqindje, por realiteti që shfaqin ato është rritje e numrit të personave joaktivë, ulje të të punësuarëve dhe rritje të numrit të të papunëve.
Vetëvendosje thotë se në krahasim me tre mujorin e parë të vitit 2018 papunësia është rritur për 2.253 persona, kategoria e personave joaktivë është rritur për 18.172 persona kurse numri i të punësuarve është ulur për 1.354 persona.
