Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar fotografitë e shkatërrimeve që janë shkaktuar si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.
Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë në profilin zyrtar në Twitter, ka shpërndarë mesazhin e presidentit të këtij shteti evropian.
“Okupatorët do të përgjigjen për gjithçka që i kanë bërë Ukrainës. Do të përgjigjen për Buchan, Kramatorskun, Volnovakhi, Okhtyrska, Hostomelin e Borodyankun. Për Izyumin dhe Mariupolin dhe të gjitha qytetet në Ukrainë që janë kthyer 80 vite pas”, ka shkruar Zelensky.
E sot ushtria ruse ka vazhduar sulmet ajrore kryesisht në pjesën lindore të Ukrainës, kurse shpërthime të fuqishme pati edhe sot në Kiev.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.