×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Lumir Abdixhiku: Skandali me ambasadorin në Slloveni, arsyeja e rezistimit të pushtetit ndaj formimit të Komisionit Hetimor

    Reporteri
    23 Prill 2022 | 14:02

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, refuzimin e pushtetit për ta formuar Komisionin Hetimor parlamentar për energjinë e ka lidhur me siç e quan ai shpërthimin e skandalit të ambasadorit kosovar në Slloveni, Martin Berishaj.

    Abdixhiku përmes një postimi në Facebook thotë se sa më i zëshëm refuzimi i pushtetit, aq më i domosdoshëm bëhet insistimi partisë së tij.

    “Sot, hetimi parlamentar nuk ka alternativë”, ka shkruar Abdhixku.

    Postimi i tij: 

    Shpërthimi i skandalit me ambasadorin në Slloveni dhe tani zgjerimi i tij edhe në rajon, është arsyeja e vërtetë e rezistencës së pushtetit ndaj formimit të Komisionit Hetimor në Kuvend.

    Asnjë arsyetim refuzues i tyre nuk kishte kuptim. As arsyetimi i luftës në Ukrainë, prandaj – merreni me mend – s’duhej të bëhej ky hetim; as preteksti i ligjshmërisë së nënshkrimeve nuk kishin kuptim. Vetëm një hall i madh prodhonte arsyetime të pashpresa si këto. Por sa më i zëshëm refuzimi i tyre, aq më i domosdoshëm bëhej insistimi ynë. Sot, hetimi parlamentar nuk ka alternativë.

    Ky skandal, dhe të tjera skandale të renditura në shpenzimin e plot 120 milionë eurove edhe shtrenjtimin e faturave deri në 100%, duhet të gjejnë dritë. Kriza energjetike është një piramidë keqmenaxhimi, neglizhence e tani dhe krimi. Këtë piramidë duhet dhe do ta shembim të gjithë.

    Bojkoti ynë votues në Kuvend, nuk merr fund pa formimin e Komisionit Hetimor për Energji. Sepse s’ka ligj, s’ka temë e s’ka çështje tjetër më me rëndësi se sa kjo me energji. Do ta zbardhim të vërtetën herët apo vonë. Deri atëherë, tërheqja e menjëhershme e ambasadorit të komprometuar tani, formimi i Komisionit Hetimor, e shkarkimi i Bordit të Rregullatorit – që ende refuzon vendimin e Gjykatës rreth tarifave – janë hapa të parë në këtë drejtim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!