Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Daniel Server i tha Zërit të Amerikës se ndryshimet në qeverinë e Kosovës e vënë në pikëpyetje dialogun me Serbinë.


RTK2 raporton se Server i cili aktualisht po qëndron në Prishtinë, tha se ishte i befasuar kur mori vesh për dorëheqjen e Haradinajt me të cilin u takua të mërkurën, transmeton Reporteri.net.

“Unë jam plotësisht i sigurt se ai nuk e dinte se do të japë dorëheqjen të premten”, tha ai.

Reklamë

Server vlerëson se  Haradinaj bëri veprimin e duhur, por se qeveria tani është në një situatë të pafavorshme.

Më tutje ai shtoi se ndryshimet në qeveri do të ndikojnë edhe në dialogun me Serbinë./Reporteri.net