×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiç për ShBA’në dhe BE’në: Ose s’ndikojnë dot te Kurti ose i kanë dhënë pëlqim të heshtur

    Reporteri
    07 Nëntor 2022 | 10:30

    “Ose impotencë ose pëlqim i heshtur”. Kështu e ka vlerësuar kryediplomati serb, IvicaDaçiç, qëndrimin amerikan dhe atë evropian ndaj kryeministrit kosovar Albin Kurtit, për çka u shpreh se nëse ata s’e afektojnë dot që Kurti të ndërrojë kurs veprimi atëherë është ose sepse “janë impotentë ose i kanë dhënë pëlqim të heshtur”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Daçiç u thirr në atë se janë bërë nëntë vite që kur është dakordësaar për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, dhe shtroi pyetjen nëse ekziston në të vërtetë më Marrëveshja e Brukselit, në një intervistë dhënë për televizionin publik serb.

    Pyetur nga televizioni se a beson që Perëndimi do t’i bëjë presion Kosovës në çështjen e pezullimit dhjetë muajsh për çështjen e riregjstrimit të targave, ai tha se këtë gjë nuk e di se a do t’i bëjë ose jo, por se askush në Serbi nuk e beson që s’munden.

    Mes tjerash ai pati kritika edhe për Bashkimin Evropian për të cilët tha se ndonëse janë garantuese të Marrëveshjes së Brukselit, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk është formuar.

    “BE-së i them se është njëashtu obligim i tyre të formojnë Asociacionin, e jo vetëm obligim i Kurtit. Catherine Ashton e ka nënshkruar, nëse kjo gjë s’bëhet më paskët mashtruar atëhere edhe mua”, tha Ivica Daçiç, transmeton Reporteri.net.

    Largimin e serbëve nga institucionet ai e quajti “vendim historik” për të cilin u shpreh se e mbështet plotësisht.

    “Nuk duhet ta justifikojnë nëse është bërë në pajtim me Beogradin ose jo. E tërë bota mund të merr vendime për Kosovën por Beogradi s’mundet. Ky është vendim i serbëve të Kosovës”.

    Ai tha se nëse Asociacioni s’formohet atëherë serbët duhet të shohin për mënyra tjera të organizimit institucional.

    “Ne duam që kjo situatë të zgjasë sa më pak të jetë e mundur”, u shpreh ai.

    Serbët kanë vendosur të shtunen të tërhiqen nga të gjitha institucionet e Kosovës përfshirë qeveritë komunale, policinë dhe gjyqësorin, deri siç kanë thënë ata, të tërhiqet vendimi për targat “KM” dhe të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!