×
  • Lajme
  • Mjekësi
  • Lajme

    Vidhen barna në Depon Qendrore, Ministria e Shëndetësisë jep detaje

    Reporteri
    10 Nëntor 2022 | 19:18

    Një vjedhje ka ndodhur para tri ditësh në Depon Qendrore të Barnave, ku janë vjedhur barna në blerë 1 mijë e 105 euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

    “Ministria e Shëndetësisë e njofton publikun se me datën 07.11.2022, në Depon Qendrore të Barnave është vërejtur mungesa e disa karrikeve që kanë qenë në Depo dhe menjëherë ka filluar verifikimi i produkteve të barnave, ku është vërejtur mungesë e një sasie të Methadonit sirup, sasi prej 90 copë. Menjëherë është njoftuar Polica e Kosovës. Gjatë verifikimit, në prezencë të Policisë së Kosovës, është vërejtur mungesë e sasisë edhe nga produkti Tramadol ampula dhe Morfin ampula”, thuhet në njoftim.

    Ministria ka thënë se pas përfundimit të procedurave nga Policia e Kosovës, nga MPB është kërkuar që të bëhet mbyllja e hapësirës ku është kryer vjedhja brenda depos dhe se në orën 18:00 është bërë mbyllja e përkohshme e Depos Qendrore të Barnave./Reporteri.net

    Njoftimi i plotë:

    Ministria e Shëndetësisë e njofton publikun se me datën 07.11.2022, në Depon Qendrore të Barnave është vërejtur mungesa e disa karrikeve që kanë qenë në Depo dhe menjëherë ka filluar verifikimi i produkteve të barnave, ku është vërejtur mungesë e një sasie të Methadonit sirup, sasi prej 90 copë.

    Menjëherë është njoftuar Polica e Kosovës. Gjatë verifikimit, në prezencë të Policisë së Kosovës, është vërejtur mungesë e sasisë edhe nga produkti Tramadol ampula dhe Morfin ampula.

    Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është kontrolluar hapësira e Depos Qendrore te Barnave dhe në fund të Depos është vërejtur se është bërë thyerje e murit të Depos nga podrumet e Pallatit të “Rilindjes” , ku sigurimi fizik i depos nuk ka qasje.

    Bazuar në Sistemin e Menaxhimit te Stokut Farmaceutik (SMSF), Inspektorati Farmaceutik ka konstatuar se mungojnë sasi të produkteve si në vijim:

    Methadon sol 100ml, 90 shishe, Tramadol 50 mg, 541 ampula dhe Morphine 10mg/ml, 280 ampula, ku vlera totale e produkteve që mungojnë është 1105.92€.

    Pas përfundimit të procedurave nga Policia e Kosovës, nga MPB është kërkuar që të bëhet mbyllja e hapësirës ku është kryer vjedhja brenda depos dhe në orën 18:00 është bërë mbyllja e përkohshme e Depos Qendrore të Barnave.

    Lidhur me rastin e depos janë duke vazhduar hetimet nga organet kompetente, ndërsa Ministria e Shëndetësisë është duke marr masa për fuqizimin e sigurisë fizike të depos së barnave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!