×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj ateron në Prishtinë: Nesër i kthehem punës si kryeministër në dorëheqje

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 0:01

    Ramush Haradinaj ka konfirmuar se është kthyer nga Haga, siç thotë pasi ka kryer kryer obligimin ligjor pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializuara.


    Ai përmes një postimi në Facebook shkruan se pafajësinë e tij nuk mund ta vë në pikëpyetje askush, ndërsa shton se i kthehet obligimeve në Kosovë, punës si kryeministër në dorëheqje, shkruan Reporteri.net.

    Siç ka raportuar Gazeta Online “Reporteri.net” Haradinaj në Prishtinë ka ateruar në ora 23:00.

    Kujtojmë se Haradinaj për ditën e nesërme ka thirrur mbledhje të Qeverisë, gjë që është konsideruar diçka jokushtetuese.

    Postimi i Haradinajt:

    Të dashur qytetarë,

    Sapo u ktheva nga Haga, e nesër vazhdojmë me punë. Pas dorëheqjes sime kam kryer obligimin ligjor pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializuara. Pafajësinë time nuk mund ta vë në pikëpyetje askush. I kthehem obligimeve të mia në Kosovë.

    Vendimi im për dorëheqje dhe veprimet e mia të fundit janë porosi se çfarëdo abuzimi ndaj Kosovës, që vjen, nuk do të na lëkundë nga e drejta jonë sovrane. Kufijtë e Kosovës nuk guxon t’i prekë askush.

    Kosovës nuk mund t’i imponohet Dodik Republika. Tregu për njohje po, e taksa deri në njohje. Dialog pa kushte, po menjëherë.

    Të dashur qytetarë,

    Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes, është jo kushtetuese.

    Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakuum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakuumit qeverisës.

    Me respekt për ta, palët që mendojnë ndryshe i ftoj t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta respektoj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!