×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon Kurti: Në marrëveshje ka Asociacion

    Reporteri
    22 Mars 2023 | 20:52
    Kryeministri Albin Kurti. Fotografi nga arkivi.

    Kryeministri Albin Kurti, e ka konfirmuar se marrëveshja e arritur në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë, e përmban si kusht edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Kurti u bazua te Neni 10 i propozimit evropian, ku thuhet se të dy palët konfirmojnë se duhet zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Ka asociacion, neni 10 thotë që të dyja palët e konfirmojnë obligimin e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara për të cilat ngelen valide dhe të obligueshme. 39 marrëveshje janë. Dy prej tyre, marrëveshja për kthimin e librave katasdralë që s’ka ndodh as sot e kësaj dite, ndërkaq ajo marrëveshja e parë e parimeve, ku 6 pikat e para janë për Asociacionin është marrëveshja e 16 që muajin që vjen i mbush 10 vjet”, deklaroi kryeministri Kurti në RTK.

    Tutje, Kurti thotë se duhet t’i trajtojmë me kujdes marrëveshjet.

    “Ka shumë marrëveshje, një thes me marrëveshje që duhet ta trajtojmë me kujdes, por natyrisht që edhe kjo çfarë ndodh në nenin 7 i referohet komunitetit serb në Kosovë. Ne kemi qenë kreative dhe të angazhuar për një çështje të vetmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë dhe sidomos sa i përket ofrimit të shërbimeve”, tha Kurti në televizionin publik të Kosovës. /Reporteri.net/.

    Kurti: Vetë-menaxhim nuk është vetë-qeverisje

    Kurti: Marrëveshja është njohje de fakto, prandaj Serbia refuzon ta nënshkruajë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!