×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Mustafa një ditë pas kuvendit zgjedhor: LDK do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme

    Reporteri
    04 Gusht 2019 | 13:55

    Kryetari i rizgjedhur i LDK’së, Isa Mustafa ka reaguar në Facebook pas mbajtjes së Kuvendit të nëntë zgjedhor, duke falënderuar delegatët për votat e dhëna.


    Përkundër zërave se në LDK pati përçarje dhe pakënaqësi për rizgjedhjen e tij edhe për një mandat, Mustafa shkruan se ky Kuvend i bashkoi gjitha gjeneratat.

    “Kur jemi bashk, s’ka kush që na del para”, thekson Mustafa.

    Postimi i plotë:

    Veprimtare e veprimtarë të LDK-së. Ju që meritoni respektin më të madh.

    Dje përfunduam Kuvendin e Nëntë Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga 355 delegat, edhe pse në periudhë pushimesh, morën pjesë 350, që flet për përgjegjësinë e lartë dhe përkushtimin e tyre për LDK-në dhe vlerat e saj. Unë u jam shumë mirënjohës!

    Në Kuvend u demonstrua një kulturë demokratike, e muratuar me durim dhe përpjekje të mëdha gjatë 30 vjetëve të zhvillimit dhe ekzistencës dhe veprimit të LDK-së. E trashëguar dhe e kultivuar me kujdes dhe respekt nga Kryetari dhe Presidenti ynë Historik, Ibrahim Rugova. Kjo është vlerë e jonë e përbashkët !

    Kuvendi ynë unifikoi diversittin tonë të mendimit dhe të veprimit, që emrues të përbashkët e ka programin tonë politik të qendrës së djathtë, dhe për më shumë e ka Kosovën tonë. Kuvendi na bashkoi të gjithëve. Të gjitha gjeneratat dhe të gjitha aspiratat. Kështu, bashkë, do të shkojmë drejtë fitores së madhe në zgjedhjet e ardhshme. Kur jemi bashkë, s’ka kush që na del para!

    E konsideroj veten të nderuar me besimin që ma dhanë delegatët e Kuvendit. Këtë besim e meritojnë dhe e kanë merituar shume veprimtarë dhe veprimtare të LDK-së. LDK ka njerëz të mrekullueshëm.

    Besimin tuaj e konsideroj përgjegjësi ndaj gjithë juve! IM

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!