Një veturë është djegur në plazhën e vogël në Uliqn.
Lexues të Reporteri.net kanë dërguar video ku shihet se vetura është kapluar nga zjarri në pjesën e përparme.
Por në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë zjarrëfikësit që bëjnë përpjekje ta ndalin zjarrin.
Vetura gjendet në një rrugë mjaft të frekuentuar ku shihet qytetarët të shumtë. /Reporteri.net/.