×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Del para gjykatës kosovari që u aksidentua në Serbi, e ku vdiqën djali me nënë dhe dy djemtë e tij binjakë: Do të doja ta ktheja kohën mbrapa

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 14:28

    Një aksident ka ndodhur para tri ditësh në Serbi, ku një kosovar që po vinte nga Finlanda, është aksidentuar rëndë në autostradën Beograd – Nish.


    Në aksidentin tragjik kanë mbetur të vdekur katër persona nga një familje serbe, transmeton Reporteri.net.

    Automjeti me targa finlandeze i cili po drejtohej nga kosovari A.S, 45 vjeç goditi veturën tjetër, duke lënë të vdekur 42 vjeçarin, Aleksandar Peshiq nga Kragujevci, dy djemtë e tij binjakë Aleksandrin dhe Naumin (8 vjeçarë), si dhe nënën e tij Stanica, 75 vjeçe.

    A.S është shprehur thellësisht i mërzitur për humbjen e katër jetëve në këtë aksident. Ai ka thënë se do të dëshironte ta kthente kohën pas. Kosovari ka rrëfyer para gjykatës se e kishte zënë gjumi ndërkohë që po voziste në autostradën në drejtim të Pozharevcit, çka çoi deri te aksidenti tragjik.

    Ai ka bashkëpunuar plotësisht me organet e rendit lidhur me aksidentin. Gjykata në Smederevë raportohet se ka kërkuar që A.S të mbahet në paraburgim për 30 ditë pas seancës dëgjimore.

    Në seancë, ai u deklarua fajtor dhe tregoi me hollësi për ngjarjet që i paraprinë tragjedisë.

    “Ai rrëfeu që në agim me gruan dhe dy fëmijët e tij, u nis nga Kosova, ku ishte me pushime drejt Finlandës, ku jetojnë dhe punojnë. Siç tha ai, ishte shumë i lodhur, por mendoi se do ta durojë udhëtimin, të paktën derisa ata të dalin nga Serbia. Sidoqoftë, gjumi ishte më i fortë se ai, dhe vetura e tij goditi një veturë tjetër të tipit “Citroen”ku ndodheshin familja serbe”.

    Aleksandri sipas mediave serbe, kishte qenë në pushim për disa ditë në një liqen në Serbi, bashkë me nënën dhe dy djemtë e tij binjak, pasi nga bashkëshortja ishte ndarë disa vite më parë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!