×
  • Lajme
  • Lajme / Sulmi terrorist

    Kurti: Operacioni policor në veri po vazhdon, janë konfiskuar qindra armë e municione

    Reporteri
    24 Shtator 2023 | 23:22

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se po vazhdon operacioni policor në veri, derisa ka shtuar se Policia e Kosovës mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in e EULEX-in.

    Kurti ka shkruar në Twitter se në operacionin e së dielës, Policia ka konfiskuar qindra armë e municione, duke përfshirë pajisje të rënda si mitralozë, granata e të tjera

    Për konfiskimin e armëve ka reaguar edhe Policia e Kosovës të dielën mbrëma, duke publikuar armët që janë gjetur në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku është vrarë një zyrtar policor.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar se janë ndaluar gjashtë persona në sulmin terrorist që ka ndodhur në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit.

    Prokuroria njofton se nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës, janë sekuestruar automjete të mbushura me sasi të konsiderueshme të armatimit të llojeve të ndryshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!