×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ky është personi i dytë që u vra dje në Prishtinë, varrimi i tij bëhet nesër

    Reporteri
    06 Shtator 2019 | 14:09

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, u plagosën katër persona, dy prej të cilëve më pas ndërruan jetë.


    Mefail Rafuna, është njëri nga personat që vdiq si pasojë e shkëmbimit me armë. Varrimi i tij do të bëhet nesër, në ora 13:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.

    Lajmin për varrimin e tij e kanë bërë të ditur familjarë të tij në rrjete sociale.

    “Ju njoftojme se varrimi i më të dashurit tonë, axhës, vëllait Mefail Rafunës, bëhet nesër (e shtunë) në orën 13, në varrezat e qytetit në Prishtinë”, ka shkruat Kastriot Rafuna në Facebook.

    Kujtojmë se dy të plagosurit tjerë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/kastriotrafuna/posts/10156892862169633

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!