×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 22 vjeçari që e theri me thikë babanë e tij sot në Mitrovicë

    Reporteri
    05 Mars 2021 | 17:01

    Policia e Kosovës ka arrestuar 22 vjeçarin me inicialet A.B i cili dyshohet se gjatë ditës së sotme ka therur me thikë babanë e tij 58 vjeçar në mes të qytetit të Mitrovicës, shkruan Reporteri.net.


    Arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net:, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    “Është arrestuar i dyshuari A.B ,22 vjeçar, dhe iu ka caktuar masa e ndalimit, Vepra ‘Vrasje në Tentativë'”, ka thënë Avni Zahiti për Reporterin.

    Reporteri.net ka shkaruar sot për ngjarjen e rëndë.  Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se të përfshirë në incident janë familjarë. Sipas dyshimeve të para, mësohet se djali ka therur me thikë babain.

    Sipas informacioneve, ai është larguar nga vendngjarja pasi kreu sulmin ndaj familjarit.

    Rasti ishte konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i ka thënë Gazetës Online “Reporteri.net” se i lënduari po trajtohet në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

    Ai tha se Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
    “Reth orës 09:40 është raportuar një rast për lëndim trupor i ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë. Nga informatat e para raportohet se viktima (rreth 58 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mpreht (thikë) i lënduari po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestonin e personit të dyshuar”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!