×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hoxhaj në Kuvend: A jeni gati për pjesën e dytë të dramës?

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 18:31

    Ndërkohë që pritet që për pak minuta pritet të nisë seanca për votimin e Presidentit, ka arritur në Kuvendin e Kosovës edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, njëherësh deputeti i kësaj partie, Enver Hoxhaj.


    “A jeni gati për pjesën e dytë të dramës”, u ka thënë Hoxhaj gazetarëve, derisa është parë duke hyrë në objektin e Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

    PDK-ja deri më tani qëndrim zyrtarë e ka pasur që nuk do të qëndrojnë në sallë gjatë votimit të presidentit të ri të vendit, e që pretendente kryesore është Vjosa Osmani.

    Ndërkohë që para fillimin të seancës së sotme për votimin e presidentit të ri, Ambasadori amerikan në Prishtinë, sikurse edhe ambasadorët tjerë të vendeve mike të Kosovës, kanë përsëritur thirrjet që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të marrin pjesë në votimin e Presidentit të ri të vendit, dhe të mos e bojkotojnë seancën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!