×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjari i Salih Zybës ‘rehatohet’ në Ministrinë që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 12:59

    Megjithëse kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë fushatës elektorale kishte premtuar se nuk do të kishte punësime familjare kur ai të vinte në pushtet, një gjë e tillë si duket nuk po ndodh.


    Rasti i fundit i punësimeve familjare ka ndodhur në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ministri kjo që udhëhiqet nga Rozata Hajdari.

    Gazeta Blic nga burime të saj brenda Ministrisë merr vesh se Drilon Zuba, familjari i Salih Zybës, është punësuar si asistent i ministres Rozeta Hajdari.

    Pas marrjes së këtij informacioni është kontaktuar ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

    Hajdari në përgjigjen e saj ka thënë se i njëjti nuk është djali i vëllait të Sali Zybës, por nuk ka mohuar se i njëjti është i punësuar në këtë ministri.

    “Nuk është djali i vëllait të Sali Zybës dhe është në kabinetin e ministres, pra është staf politik. Këto pyetje nuk janë të arsyeshme që i’u i bëni, nuk është djali i vëllait të Sali Zybës. Unë nuk e kam të afërt zotin Zyba, nuk e kam familjar, çfarë ka lidhje farefisnia ime me zotni Zybën”, tha shkurt Hajdari për Gazeta Blic.

    Rasti i punësimeve familjare nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është pikasur vetëm në këtë ministri.

    Një rast i freskët ishin punësimet në Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës ku disa prej anëtarëve rezultuan se ishin familjarë dhe mbështetës së LVV-së.

    Por këto nuk janë rastet e vetme të punësime “me të njofshëm” nga ana e këtij subjekti politik.

    Me të ardhur në pushtet LVV-ja, xhaxhi i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, kishte marrë një pozitë në Ministrinë e Mbrojtjes.

    Edhe Lista “Guxo” partnere koalicioni me VV-në ka vazhduar të rehatojë njerëzit e saj në pozicione të ndryshme qeverisëse.

    Pak ditë më parë, Gazeta Online ‘Reporteri.net’, raportoi se djali i xhaxhait të Haxhi Avdylit është “rahatuar” në Ministrinë e Shëndetësisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!