×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK konfirmon vdekjen e nënoficerit

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 12:55

    Një nënoficer i FSK-së ka vdekur tragjikisht gjatë ditës së sotme në Mitrovicë.


    Reporteri.net merr vesh se ai ka ndërruar jetë teksa po kryente testimet fizike.

    Burime nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin për Reporteri.net, duke treguar se fjala është për Baki Ejupin 47 vjeçar.

    Shkaqet që kanë çuar deri te vdekja e tij kanë folur edhe nga Spitali i Mitrovicës. Burime nga ky spital i kanë thënë Reporterit se nënoficeri ka vdekur nga sulmi ne zemër.

    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net edhe Ibrahim Shala zëdhënës i FSK-së.

    “Mund të konfirmoj vdekjen e një nënoficeri”, ka thënë Shala.

    Kurse në njoftimin e saj FSK-së thuhet se ka shërbyer me përkushtim të madh në Brigadën e Reagimit të Shpejtë të Batalionit të Tretë në Mitrovicë.

    Sot ndërroi jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës Kapter Baki Ejupi

    Ministria e Mbrojtjes njofton se sot në vendin e tij të punës, pas një ataku kardiak, ka ndërruar jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi.

    Kapteri Baki Ejupi, ka lindur më 08.05.1974 në fshatin Sekiraqë – Komuna e Podujevës.
    Ai ka shërbyer me përkushtim të madh në Brigadën e Reagimit të Shpejtë të Batalionit të Tretë në Mitrovicë, që nga themelimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës.

    Baki Ejupi qysh herët iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, ndërsa me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, ka shërbyer në Zonën e Pestë të TMK-së.

    Kapter Baki Ejupi, pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.
    Për homazhet dhe ceremoninë e varrimit të ndjerit do të njoftoheni me kohë.  /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!