×
  • Lajme
  • Lajme

    PZAP hedh poshtë ankesën e VV’së: Votuesit nga diaspora do të kontaktohen me telefon për verifikim

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 12:37

    Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për mënyrën e votimit nga personat e regjistruar jashtë Kosovës.


    Ky vendim është marr në mbledhjen e mbajtur dje më 13 janar 2021.

    “Hedhen të palejuara apelet Anr.1/2021 i datës 12.01.2021, i ushtruar nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje dhe Anr.2/2021 i datës 12.01.2021, i ushtruar nga Organizata joqeveritare “Germin”, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me nr. 42-2021 i datës 11.01.2021. që ka të bëjë me Verifikimin e Aplikacioneve për Regjistrim për Periudhën e Aplikimit për Regjistrim të Votuesve Jashtë Kosove”, thuhet në vendimin e PZAP-së, shkruan Reporteri.net.

    Në vendim më tej thuhet se kundër vendimit të tyre nuk lejohet ankesa, shkruan Reporteri.net.

    Lëvizja Vetëvendosje para dy ditësh kishte dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ankesën mbi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje verifikimin e aplikacioneve për votim të mërgatës.

    Edhe pse në video shihen përfaqësuesit e VV-së duke votuar për vendimin i cili thotë se nëse votuesit nga diaspora thirren në telefon dhe nuk lajmërohen, nuk do të lejohen të votojnë, Vetëvendosje përmes një kumtese thotë se përfaqësuesit e saj për asnjë moment nuk kanë votuar që të verifikohen të gjitha aplikimet e bashkatdhetarëve dhe aq më pak që ato të anulohen përmes një thirrjeje të vetme nga KQZ-ja, shkruan Reporteri.net.

     Video shihet përfaqësuesi i VV-së në KQZ Sami Kurteshi duke votuar pro vendimit.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!