Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ua ka plotësuar kushtin deputetëve turq. Ai e ka pranuar kërkesën e tyre për një ministri.
Kryetari i Demokratike Turke e Kosovës, Fikrim Dama e ka konfirmuar për “Reporteri.net” se do të udhëheqin me një ministri, por nuk ka treguar se cilën.
Mirëpo, Gazeta Online ‘Reporteri.net’ merr vesh se ata mund të marrin Ministrinë Zhvillimit Rajonal.
“Mund ta konfirmojë se do ta kemi një ministri por, ende nuk e dimë se cilin dikaster do ta udhëheqim”, ka thënë Damka për Reporteri.net.
Damka pak orë më parë në një prononcim për “Reporteri.net” e ka konfirmuar votën e tij dhe të deputetit, Fidan Jilta sotën e tij ‘pro” Qeverisë Kurti.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, partia që e udhëheqë Damka, mori gati 6 mijë e 500 vota duke dalë partia e parë e komunitetit turk që jeton në Kosovë.
Ai kishte kërkuar që krahas postit të ministrit presin të përfaqësohen edhe në nivele të tjera qeveritare.
Kujtojmë se që nga 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë, turqit janë përfaqësuar vazhdimisht me nga një ministër në qeveritë e vendit.
Për më shumë se 10 vite, Mahir Yagcilar ishte pjesë e qeverisë si ministër i Pushtetit Lokal, Administratës Publike e asaj të Ambientit.
Edhe në Qeverinë e Hotit pjesë e kabinetit nga KDTP ishte Enis Kervan, Ministër i Zhvillimit Rajonal.
Por tradita e përfaqësimit të turqve në Qeveri u ndërpre shkurtimisht në kohën kur ekzekutivin e udhëhiqte Kurti. Kjo pasi në Qeverinë 50 ditëshe të kryetarit të LVV-së, turqit nuk u përfaqësuan në nivelin e ministrit.
Ndryshe, sot është konstituuar Kuvendi i Kosovës. Me 69 pro, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Kjo i ka hapur rrugë krijimit të Qeverisë.
Votimi i Qeverisës Kurti 2 pritet të bëhet sot në ora 16:00. Me votat e dy deputetëve turq, Lëvizjes Vetëvendosje i konfirmohen 65 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që janë deklaruar ta mbështesin partinë e Kurtit për ta krijuar Qeverinë e re. /Reporteri.net/.