×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria sqaron pse e publikuan listën me bizneset që përfituan nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 9:20

    Ministria e Punës, Financave dhe Tranfereve ka dal me një sqarim për arsyen se pse dje u publikua lista me 50 bizneset që kanë përfituar më së shumti nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike.


    Përmes një komunikate drejtuar mediave, Ministria ka thënë se publikimi i kësaj liste është bërë në frymën e transparencës dhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend

    “Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton opinionin publik se bashkangjitur me këtë komunikatë mund të gjejnë listën e 50 bizneseve që përfituan nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike të dizajnuar dhe ekzekutuar nga Qeveria e kaluar në tetor 2020.

    Ky publikim i kësaj liste është bërë në frymën e transparencës, po ashtu edhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend”, thuhet në komunikatë.

    Ndryshe, në pakon prej 60 milionëve, shteti ndau afër 2 milionë euro për ‘Viva Fresh’, ‘ETC’ dhe ‘Interex’ që se ndalen punën asnjë ditë gjatë pandemisë.

    Përpos këtyre rrjeteve të marketeve, Qeveria ndau subvencione edhe për institucione të tjera të cilat kanë kanë qindra miliona euro fonde, siç është rasti me Spitalin Amerikan, i cili përfitoi nga Qeveria e Kosovës mbi 100 mijë euro në emër të pandemisë

    Mbi 100 mijë Euro shteti ndau edhe për ‘Kujtesën’ që është e njohur në treg për aktivitetet e telekomunikimit kabllor.

    Ndërsa në mesin e përfituesve është edhe Shkelzen Jusaj, biznismen i afërt me AAK e Ramush Haradinajt që ishte pjesë e Qeverisë Hoti.

    “Petrol Company” që udhëhiqet nga ish-kandidati për deputet i AAK ka përfituar mbi 83 mijë euro. 

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!