×
  • Lajme
  • Lajme

    MPB njofton se algjeriani u ther në Kosovë nga bashkëkombësi i tij

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 13:41

    Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, njofton se i riu nga Algjeria, Mohamed Soussi, i cili bënte thirrje tek shteti algjerian që të kthehet në vendin e tij, është therur me thikë nga bashkëkombësi i tij.


    Personiy të dyshuar tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

    Nga verifikimet e kryera nga Drejtoria e Migrimit dhe të Huajve, MPB thotë se i riu ishte sulmuar me thikë më 5 janar nga një tjetër algjerian.

    “Pas verifikimit në sistemin e SIPK-ut lidhur me rastin lëndim i rëndë trupor, informoheni se ky incident ka ndodhur më datën 05.01.2021 rreth orës 11:30 në afërsi të fshatit Vranidoll si rast i një therjeje me thikë ku si pasojë ka marrë lëndime viktima M. S. të cilin e kishte  sulmuar bashkëkombësi i tij”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për Express.

    Soussi ishte trajtuar në QKUK, për t’u intervistuar më pas për rastin në stacionin policor “Veriu”.

    “Viktimës atë kohe i është ofruar tretman mjekësor në QKUK dhe më pastaj ishte sjellë ne stacionin policor “Veriu” pasi që incidenti ka ndodhur në zonën e tyre të përgjegjësisë. Ai atë kohe pas intervistimit ishte liruar dhe ishte dërguar në qendrën e azilit ne Vranidoll ku ka qenë i akomoduar atë kohë për vazhdimin e procedurave lidhur me kërkesën e tij për azil. Sa i përket të dyshuarit, ai ishte arrestuar dhe pasi ishte intervistuar ne prezencë të përkthyesit lidhur me rastin, me vendim të prokurorit kujdestar për krime të rënda, ishte urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje ku pastaj me vendim të gjykatësit te procedurës paraprake i ishte vazhduar paraburgimi për 30 ditë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

    Ministria e rendit thotë se therja ka ardhur nga një përleshje mes azilkërkuesve jashtë Qendrës së Azilit në Vranidoll , ndërsa thekson se “ky shtetas nuk është sulmuar nga dikush tjetër por nga bashkëkombësi i tij”.

    Bazuar në vendimin e Divizionit te Azilit në këtë ministri për refuzimin e kërkesës se tij për azil, MPB thotë se i riu algjerian ka qenë i obliguar ta lëshojë Republikën e Kosovës në një afatin qe i ishte caktuar.

    MPB ka thënë se para pak ditësh e kishin obliguar të riun algjerian që ta lëshojë territorin e Kosovës, ndërsa thonë se kanë informacion ai ka shkuar në Serbi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!