×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga Vetëvendosje postojnë video të Kurtit duke qeshur pas përleshjes në Kuvend

    Reporteri
    13 Korrik 2023 | 12:01

    Pas rrahjes që u zhvillua në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të ministrave, Kryeministri Albin Kurti është parë duke qeshur në Kuvend.

    Videon e Kurtit që duket paska më i relaksuar pas ngjarjes në Kuvend, e ka postuar Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Video më pas është shpërndarë edhe në faqen e VV-së në Facebook.

    “I patrembur para krimit të 20 vjetëve!”, shkruhet sipër videos.

    Ngjarja ndodhi shumë shpejtë, por siç mund të shihet në  pamjet e mëposhtme, përplasja ka nisur në kohën kur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është afruar ta lagë me ujë kryeministrin Kurti.

    Në atë moment zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur atë me shishe të ujit në fytyrë.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka urdhëruar Policinë që të ndërhyjë dhe seanca është ndërprerë menjëherë.

    Ndërkohë që sigurimi i Kuvendit e ka rrethuar në mbrojtje Kryeministrin Kurti. /Reporteri.net/

     

    Përleshje në Kuvendin e Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!