Lidhja Demokratike e Kosovë ka marrë gjobë nga Inspektorati në Prishtinë për thyerjen e masave anti-COVID, për të tretën herë.
Pavarësisht kësaj, Avdullah Hoti, kandidat i LDK-së për kryeministër thotë se po i respektojnë masat anti-Covid në Kosovë.
“Po mundohemi t’i përmbahemi masave me Covid, por po mundohemi të komunikojmë me qytetarët. Po ndodhin në grupe shumë të vogla, në përputhje me masat”, tha Hoti në Kanal 10, shkruan Reporteri.net.
Hoti ka thënë se nuk beson se kur të fillon zyrtarisht fushata do të ketë grumbullime më të mëdha në tubime elektorale.
“Nuk besoj që do të intensifikohet, platformat online po mundësojnë që të kemi komunikim shumë më të madhe me qytetarët”, tha ai. /Reporteri.net/.