Bashkimi Evropian u ka kërkuar autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që “menjëherë dhe pa kushte” ta shtensionojnë situatën në veri.

“BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të de-përshkallëzojnë situatën.

Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes Dialogut”, ka shkruar përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

Reklamë

Borrell po ashtu ka thënë se BE-ja dënon, siç ka thënë ai “dhunën tronditëse” në Zveçan në termat më të ashpër të mundshëm, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Veprat e dhunshme të kryera ndaj  trupave të NATO_KFOR, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme”, ka shkruar tutje Borrell.

Protesta kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, u paralajmëruan edhe për sot.

Qysh në orët e para të mëngjesit ka filluar pozicionimi i Policisë së Kosovës dhe KFOR në komunën e Zubin Potokut.

Reklamë

Kjo është dita e tretë e protestave, që u përcollën me tensione e dhunë nga protestuesit serbë.

Misioni i NATO-s në Kosovë ka bërë të ditur se janë rreth 25 të plagosur nga kontingjenti shumëkombësh gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit. /Reporteri.net/

Vazhdojnë protestat në veri edhe në ditën e tretë, serbët dalin në rrugë në kundërshtim të kryetarëve të sapozgjedhur

Reklamë