Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se për incidentet e djeshme në Zveçan është përgjegjës i vetëm kryeministri i Prishtinës, Albin Kurti.
Ai po ashtu ka akuzuar edhe pjesëtarët e KFOR-it, duke thënë se në vend që të mbrojnë serbët, kanë ndihmuar siç ka thënë “kryetarët e rremë të hyjnë në komunat serbe”.
“Dje zjarrvënësi ballkanik Kurti ka dashur t’i vërë zjarrin jo vetëm Kosovës, por edhe gjithë rajonit. Rezultati i atij konflikti, në të cilin donte të na shtynte të gjithëve, është se nga pala serbe u plagosën 52 civilë, tre prej tyre seriozisht, 41 ushtarë të KFOR-it, tre prej tyre më të vështirë…”, ka thënë ndër të tjera Petkoviq.
Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.
Si pasojë e protestave të dhunshme një ditë më parë, u plagosën 30 ushtarë të KFOR-it, e u dëmtuan shumë makina të mediave në Kosovë.
Policia e Kosovës ka thënë se situata aktualisht është e qetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.