×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Sveçla: Thirrjet për protestë në jug të Mitrovicës nuk i ndihmojnë Kosovës, qytetarët t’i shpërfillin

    Reporteri
    01 Qershor 2023 | 9:49
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi  disa thirrje po qarkullojnë në rrjetet sociale për protestë dhe marshim drejt veriut të Kosovës.

    Siç ka njoftuar Policia e Kosovës , “nëpër media të ndryshme sociale, nga persona dhe profile të ndryshme, janë duke qarkulluar postime me thirrje ndaj qytetarëve shqiptarë, për pjesëmarrje në gjoja protestë masovike, sot në ora 12:00, në Jug të Mitrovicës dhe me synim kinse për marshim në Veri të vendit”.

    Sveçla ka thënë se thirrjet për protestë në jug të Mitrovicës dhe me synim marshimin drejt veriut të vendit, janë të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Përmes këtij organizimi në rrjetet sociale po tentohet të nxiten tubime të panevojshme. Sipas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë, kjo thirrje po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta nëpër rrjetet sociale.

    Mbështetja e madhe qytetare e këtyre ditëve karshi vendimeve të Qeverisë dhe institucioneve tona, të drejta dhe legjitime, janë garancë e vendosjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në veri të vendit.

    I ftoj të gjithë qytetarët që të mos i përgjigjen këtyre thirrjeve të dyshimta dhe organizimeve anonime”, ka shkruar Sveçla.

    Edhe Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të shpërfillin këto thirrje duke i quajtur qëllimkëqija dhe të dyshimta./Reporteri.net/

    Kjo është thirrja për marshim drejt veriut të cilën Policia ju kërkon ta injoroni

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!