×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vetura e rrokullisur dhe e shkatërruar breg rruge, pamje nga aksidenti me vdekje në Klinë

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 23:59

    Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Grabanicë të Klinës.


    Policia rajonale e Pejës ka konfirmuar për Reporteri.net se në këtë aksident ka vdekur një person, kurse dy të tjerë janë lënduar.

    “Një aksident i rëndë trafiku në ora 21:50 ka ndodhur në fshatin Grabanicë të Klinës mes dy veturave, ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe dy persona janë lënduar”, ka thënë Driton Rugova zëdhënës i Policisë së Pejës për Reporteri.net.

    Në videon e siguruar nga Reporteri shihet se si vetura është rrokullisur.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!