×
  • Lajme
  • Lajme
    INSTANT

    Policia konfirmon raportimin e Gazetës Reporteri se djali i Sabit Gecit e theri me thikë kolegun e tij në Postë

    Reporteri
    09 Korrik 2025 | 15:03

    Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e Gazetës Online Reporteri.net për therjen me thikë në Postën e Kosovës, në lagjen Ulpiana, paraditen e së mërkurës.

    Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se një person ka mbetur i lënduar dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa hetimet lidhur me rastin kanë nisur.

    “Sot rreth orës 09 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si lëndim i rëndë trupor”, tha Ahmeti për Reporteri.net.

    Gazeta Online Reporteri.net raportoi se bëhet fjalë për djalin e Sabit Gecit, Kushtrim Gecin i cili ka therur me thikë kolegun brenda zyrës së tij.

    Viktima siç mëson Gazeta Online Reporteri.net është Sadri Shala, 46-vjeç, anëtar i Kryesisë së PDK-së.

    /Reporteri.net/

    Djali i Sabit Gecit ther me thikë kolegun e tij të punës, arratiset

    Viktima e therur nga djali i Sabit Gecit është anëtar i Kryesisë së PDK-së në Lipjan

    Njëri sot e theri kolegun në zyrë, kjo është dosja kriminale e djemve problematik të Sabit Gecit

    Reporteri
    09 Korrik 2025 | 15:12

    Gazeta Online Reporteri.net ka raportuar sot se Kushtrim Geci, djali i Sabit Gecit e ka therur me thikë kolegun e tij të zyrës, Sadri Shala, anëtarë i Kryesisë së PDK-së në Lipjan. 

    Ngjarjen e raportuar nga gazeta online Reporteri.net e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

    “Sot rreth orës 09 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si lëndim i rëndë trupor”, ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

    Kushtrim Geci i cili është në arrati, nuk e ka këtë problemin e vetëm me ligjin. Ai bashkë me vëllanë e tij Albanin janë të njohur për autoritetet e sigurisë në vend, dhe dyshohen se janë të përfshirë në disa vepra penale, nder-vite.

    Ata bashkë dyshoheshin se kishin therur me thikë dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, në shtator të vitit 2015. Për therjen e dy aktivistëve të Vetëvendosjes të “Qafa”, Prokuroria e Shtetit atyre u kishte ngritur aktakuzë, shumë muaj pasi kishte ndodhur ngjarja.

    Të njëjtit, para  shumë vitesh ishin akuzuar edhe për një rast sulm në shtëpinë e ish-presidentit Hashim Thaçi, në kohën kur ai ishte kryeministër.  Por, dyshimet për vëllezërit Geci i kishte hedhur poshtë EULEX-i, pak kohë pasi ndaj tyre kishte ngritur aktakuzën.

    E një vit më vonë, Kushtrim Geci, po me thikë, kishte kërcënuar një polic derisa ky i fundit po i shqiptonte gjobë për kundërvajtje në trafik, shkruan Reporteri.net.

    Me fjalët: “Kujna po ia shkrun t`i q… robt”, i ishte drejtuar Kushtimi policit M.V., derisa ai ishte duke i shqiptuar tiketë për kundërvajtje. E më pas e kishte nxjerrë edhe thikën për ta kërcënuar policin që kishte shpëtuar pa plagë falë kolegut të tij që kishte ndërhyrë duke e arrestuar Gecin.

    Por, ky i fundit ishte lëshuar në procedurë të rregullt nga Prokuroria e Shtetit, përkundër se ishte recidivistë.

    Kushtrim Geci, përveç për veprimeve kriminale, njihet edhe si i afërt me personazhet e shoëbizz-it në Kosovë. Madje, për të ishte raportuar se kishte qenë edhe në lidhje dashurie me një këngëtare të njohur.

    Telashe me drejtësinë, sikur të bijtë, ka pasur edhe vetë Sabit Geci. Ish-komandanti i UÇK-së, në korrik të vitit 2011 ishte dënuar më 15 vjet burgim për krime lufte. Gjykata e Qarkut e Mitrovicës, Gecin e kishte gjetur fajtorë për vrasje dhe keqtrajtime të të burgosurve në Kukës dhe Cahan, gjatë viteve të luftës 1998-1999.

    Në shkurt të vitit 2017, Sabit Geci ishte liruar nga burgimi, pas një vendimi të Ministrisë së Drejtësisë që i ndërpreu vuajtjen e dënimit për krime lufte, me arsyetimin se ai vuan nga një sëmundje dhe i duhet trajtimi mjekësor adekuat. /Reporteri.net/.

    Viktima e therur nga djali i Sabit Gecit është anëtar i Kryesisë së PDK-së në Lipjan

    Reporteri
    09 Korrik 2025 | 14:46

    Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Postën e Kosovës, ku djali i Sabit Geci, Kushtrimi dyshohet se theri me thikë kolegun e zyrës. 

    Gazeta online Reporteri.net merr vesh se viktima është Sadri Shala (46), anëtarë i Kryesisë së PDK-së në Lipjan.

    Siç raportoi pak më herët gazeta online Reporteri.net ngjarja ka ndodhur sot rreth orës nëntë paradite

    I dyshuari është arratisur dhe është në kërkim nga Policia.

    Rasti është iniciuar si lëndim i rëndë trupor.

    Reporteri.net merr vesh se viktima është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës.

    Kjo është dosja kriminale e djemve problematik të Sabit Gecit

     

    Djali i Sabit Gecit ther me thikë kolegun e tij të punës, arratiset

    Reporteri
    09 Korrik 2025 | 14:16

    Kushtrim Geci, djali i Sabit Gecit, e ka therur sot paradite në vendin e tij të punës në Postën e Kosovës, kolegun e zyrës. 

    Burime të Gazetës Online Reporteri.net bëjnë të ditur se i dyshuari është arratisur pas incidentit.

    Viktima, 46 vjeç, ka marrë lëndime në dorë dhe është trajtuar në QKUK, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Rasti është inicuar si lëndim i rëndë trupor.

    Reporteri.net merr vesh se viktima është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës.

    Kushtrim Geci, rreth 30 vjeç, është emër i njohur për organet e rendit.

    Kjo është dosja kriminale e djemve problematik të Sabit Gecit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!