×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportimet për dhunë në familje, reagon gazetari Arben Ahmeti dhe bashkëshortja e tij

    Reporteri
    01 Tetor 2022 | 14:36

    Kur kanë kaluar disa ditë pas raportimeve se drejtori i Kanal 10, Arben Ahmeti ka sulmuar fizikisht gruan e tij dhe është arrestuar për dhunë në familje, publikisht nga palët e involvuara janë bërë vetëm dy reagime në rrjete sociale.

    Ahmeti ka vendosur ta publikoj në profilin e tij këngën e reperit Mozzik të shoqëruar me dy zemra.

    Kjo këngë e reperit kushtuar vajzës së tij, duket se është mesazh që ai po dërgon për fëmijët e tij.

    Në anën tjetër, Valentina Ahmeti ka thyer heshtjen duke bërë disa akuza për Besnik Berishën, palën mbrojtëse të bashkëshorti të saj.

    “Avokati Besnik Berisha ne seance gjyqësore me tha, kom me ta marre fytyren para krejt Kosoves.
    Nese nuk me besoni ne te ardhmen muje me hy edhe live prej telefonit tij ndoshta se ne seance qashtu diqka po veprojke “, ka shkruar ajo.

    Ahmeti po ashtu ka bërë të ditur se seanca gjyqësore në lidhje me këtë rast do të mbahet të hënën, në ora 08:00.

    Pas këtij rasti që u raportua të hënën, Rrjeti i Grave të Kosovës kishte kërkuar nga organet e drejtësisë masë sigurie ndaj Arben Ahmetit dhe po ashtu që i njëjti të shkarkohet nga të gjitha pozitat udhëheqëse dhe prezenca e tij në medie të penalizohet.

    Nga Gjykata Themelore në Prishtinë, gjatë javës konfirmuan për Reporteri.net se nuk kanë pasur kërkesë për caktim të masës së sigurisë ndaj Ahmetit.

    Dhunë ndaj gruas së tij në sy të fëmijëve, arrestohet gazetari Arben Ahmeti – deklarohet policia dhe avokati i tij

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!