×
  • Lajme
  • Lajme

    Sami Lushtaku jep detaje për tensionet në nëndegën e PDK-së në Klinë të Epërme të Skenderajt

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 23:46

    Kandidati për postin e kryetarit të degës në Skenderaj të PDK-së, Sami Lushtaku, ka folur pas raportimeve për tensione e përleshje fizike sot, në një nëndegë të PDK’së, në fshatin Klinë e Epërme, shkruan Reporteri.net.


    Përmes një shkrimi në Facebook, ai është munduar të sqarojë atë që ka ndodhur gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të brendshme në degën e PDK’së në Skenderaj.

    “Kuvendi zgjedhor i nëndegës së Klinës së Epërme është anuluar, për shkak të disa pakënaqësive në mesin e të pranishmëve. Në këtë rast, Komisioni Lokal Zgjedhor ka vendosur që t’i anulojë këto zgjedhje deri në një vendim të ri”, ka shkruar ai.

    Lushtaku ka njoftuar për kuvendet zgjedhore që janë mbajtur në fshatrat tjera.

    “Sot janë mbajtur kuvendet zgjedhore në Kllodërnicë, Rakinicë dhe Krasmirofc. Janë zgjedhur kryetarët, delegatët për kuvendin e degës dhe kryesitë e nëndegëve”, ka shkruar ai.

    Bekim Jashari flet për përleshjen në degën e PDK-së në Skenderaj

    Përplasja në degën e PDK-së në Skenderaj – flet Mërgim Lushtaku

    A kishte përleshje në nëndegën e Klinës së Epërme? Flet kryetari i të rinjve të PDK-së në Skenderaj

    Përleshje fizike në procesin zgjedhor të PDK-së në Skenderaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!