×
  • Lajme
  • Lajme

    Si e mohuan paturpësisht Marjan Gjokën bashkëluftëtarët e tij kur ai u arrestua në Serbi?

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 16:59

    Marjan Gjoka u lirua sot nga paraburgimi tre ditorë në Serbi. Ai ishte arrestuar të dielën, në territorin serb, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar ndaj tij qysh në kohen e Millosheviqit. Kjo pasi, Gjoka i ishte bashkuar grupimeve të UÇK-së në Gjakovë, në vitin 1997 – para fillimit të luftës në Kosovë. Por, si ndodhi se ish-bashkëluftëtarët e mohuan Gjokajn pas arrestimit të tij?!


    Një ditë pasi tash zyrtari i lartë i ATK-së në Gjakovë, ra në prangat e shtetit serb, në kufirin Kroaci-Serbi, duke kaluar transit për kthim në Kosovë, kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, deklaroi se Marjan Gjoka nuk kishte qenë në UÇK.

    Sipas tij, emri i Gjokës nuk është gjendur në listat e ish-pjesëtareve të UÇK-së.

    E vërteta po del të jetë ndryshe!

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar certifikatën shtatore që dëshmon se Marjan Gjoka ishte pjesë e UÇK-së.

    Atij, qysh nga vitit 2016, nga Komisioni Qeveritar për Njohjen e Statusit të Veteranëve, i është njohur kontributi i tij në luftën e fundit si “Veteran Luftëtar i UÇK-së”.

    Dokumenti mbanë vulë të shtetit dhe është nënshkruar nga Agim Ceku, si shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

    Por për dallim nga Gucati dhe OVL-ja e tij, ish-regjimi i Millosheviqit, Marjan Gjoken e kishte identifikuar qysh në vitin 1997, si pjesëtar të UÇK-së. Atëkohë ndaj tij kishte lëshuar urdhër arrestin, më anë të të cilit zyrtari i ATK-së u arrestua të dielën në territorin serb, derisa po kalonte transit, gjatë kthimit të tij me veturë për në Kosovë.

    Mbi të njëjtin urdhër-arrest, 42 vjeçari u arrestua të dielën, derisa po kalonte transit në Serbi, në kufirin e shtetit serb me Kroacinë.

    Dy ditë më vonë atij iu caktuan 30 ditë paraburgim, ndërsa të mërkurën pasdite u lirua, për tu kthyer në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    Gjakovari, sipas autoriteteve të Beogradit, si bashkëpjesëtarë i UÇK-së, dyshohej për veprën penale të terrorizmit.

    Lirimin e Marjan Gjokes autoritetet kosovare e kanë kërkuar përmes zyrës së BE-së në Beograd, përmes një letre që MPJ-ja kishte dërguar si reagim. Sidoqoftë, përveç MPJ-së, për arrestimin e Gjokes që është edhe zyrtar i institucioneve në Kosovë, nuk kanë reaguar publikisht asnjë nga liderët shtetërorë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!