×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    AAK prishë koalicionin me LDK-në në Gjilan

    Reporteri
    18 Shtator 2021 | 20:00

    AAK ka njoftuar opinionin se drejtorët komunal nga radhët e saj Nazim Gagica drejtor i Arsimit, dhe Selami Xhemaili drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, kanë liruar pozitat të cilat i kanë drejtuar në mandatin katër vjeçar.


    Kështu, lirimi i pozitave vjen si rezultat i kandidaturave për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor, Nazim Gagica për kryetar të Komunës së Gjilanit, dhe Selami Xhemaili për anëtar i Kuvendit Komunal, shkruan Reporteri.net

    Komunikatë e plotë e AAK-së:

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan njofton se dy drejtorët komunal nga radhët e saj, Nazim Gagica drejtor i Arsimit, dhe Selami Xhemaili drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, lirojnë pozitat të cilat i kanë drejtuar në mandatin katër vjeçar.

    Lirimi i pozitave vjen si rezultat i kandidaturave për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor, Nazim Gagica për kryetar të Komunës së Gjilanit, dhe Selami Xhemaili për anëtar i Kuvendit Komunal.

    AAK në Gjilan falënderon dy drejtorët për punën e tyre katër vjeçare, si drejtorët me përformancën më të mirë në nivel lokal.

    AAK mbetet e përkushtuar në fushatën zgjedhore në terren, gjithnjë në respektim të plotë të rekomandimeve nga institucionet shëndetësore dhe instruksionet e partisë nga niveli qëndror sa i përket pandemisë.

    AAK në Gjilan punon dhe beson fuqishëm në fitoren e kandidatit për kryetar të Komunës së Gjilanit, Nazim Gagica dhe listës fituese për Kuvendin Komunal.

    Zyra për Informim e AAK-së në Gjilan
    18 shtator 2021
    Gjilan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!