×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    PDK akuzon LDK-në për një veprim të kundërligjshëm në Vushtrri

    Reporteri
    14 Nëntor 2021 | 13:55

    Partia Demokratike e Kosovës, dega në Vushtrri ka akuzuar subjektin tjetër politik, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj për kryetar, Xhafer Tahiri për një veprim të kundërligjshëm.

    Sipas tyre LDK ka angazhuar për vëzhgues kandidatin për kuvend komunal, Behar Duraku.

    “PDK-ja në Vushtrri reagon ashpër dhe denoncon publikisht tentimin e kryetarit në ikje (Xhafer Tahiri nga subjekti politik LDK), i cili paturpësisht edhe në ditën e zgjedhjeve angazhon kundërligjshëm kandidatin për kuvendin e komunës Behar Duraku, duke e pajisur me bexh të falsifikuar në rolin e vëzhguesit në Qendrën e Votimit 2717 B në fshatin Stroc, duke bërë dy veprime të kundërligjshme: bexhi i falsifikuar dhe angazhimi i tij në shkelje flagrante të nenit 36 të Ligjit për Zgjedhje”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!