Mediat lokale në Junik raportuan për shoqërimin në stacionin policor të kandidati për asamblist të Lëvizjes Vetëvendosje Florim Shala dhe të komisionerit Arsim Miroci.
Lajmin se personat e cekur më lartë janë shoqëruar në polici e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Nikçi tha se pas intervistimit personat në fjalë janë intervistuar nga policia më pas janë liruar.
“Pas shoqërimit në stacionin policor dhe pas intervistimit, është konstatuar se s’ka elemente të veprës penale. Rasti është proceduar si prishje e rendit dhe qetësisë publike”, u shpreh Nikçi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.