Gjatë tubimit të sotëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Gjilan, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, në fjalën e tij, tha se gjatë rrugëtimit të tij politik ka gjetur njerëz të rrekur në politikë që e dinë fort mirë se çka i duhet vendit për të ecur përpara, dhe sipas tij njëri ndër ta është Lutfi Haziri.
“Gjatë rrugëtimit tim politik në LDK, kam gjetur shumë miq e bashkëpunëtorë. Njerëz të rrekur në politikë, që e dinë fort mirë se çka i duhet këtij vendi për të ecur përpara. Njëri ndër ta është Kryetari i juaj. Ai e di saktë çfarë i duhet Gjilanit, mbi të gjitha e ka të qartë se çfarë i duhet Lidhjes sonë të përbashkët politike”, ka thënë Abdixhiku para të pranishmëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.