×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Abdixhiku: Nga e hëna hapet dera e shpresës për prishtinasit me Përparim Ramën Kryetar

    Reporteri
    12 Nëntor 2021 | 22:26

    Lidhja Demokratike e Kosovës, në Prishtinë, mbajti sot një tubim madhështor në përmbyllje të fushatës, ku të pranishëm ishin kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kandidati për kryetar të komunës, Përparim Rama, bashkë me anëtarë, struktura, simpatizantë si dhe qytetarë të kryeqytetit.

    Në fjalën e tij, Abdixhiku, tha se janë mbledhur për t’i dhënë fund një fushate të gjatë elektorale dhe për të nisur një qeverisje të gjatë, por të gjallë qytetare, e cila e transformon Prishtinën, që sipas tij bëhet Përparim Ramën kryetar.

    “Sonte po e mbyllim vetëm një copë të rrugëtimit tonë politik me qytetarë; të hënën e javës së ardhshme do të hapim një derë të re, derën e shpresës që Prishtinasit e kanë kërkuar tash e sa vjet”, tha Abdixhiku

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!