Kryetari aktual i Gjakovës, Ardian Gjini i cili në balotazh më 14 nëntor përballet me Mimoza Kusari-Lilën e Vetëvendosjes është shprehur i bindur për fitoren e tij.
Ai tha se qyteti në të cilin ka qeverisur katër vjet ka vendosur të ja japë edhe një një mandat.
“Por, Gjakova ka vendosur me ma dhanë edhe një mandat sepse do ta çoj Gjakovën përpara”, shtoi Gjini në T7.
Ai në këtë emision ka folur për planet e tij për arsimin, shëndetësinë, ekonominë e bujqësinë për katër vitet e ardhshme.
Gjini po ashtu ka thënë se në katër vitet e ardhshme do të rregullojë të gjitha rrugët dhe ndriçimin publik, kanalizimin e ujësjellësin në tërë Gjakovën.
Ai ka thënë se do shumë Gjakovën dhe se nuk e ka braktisur kurrë.
Gjini tha se Kosova për një kohë të gjatë e ka harruar Gjakovën.
“Ka qenë mëkat me lënë një potencial të madh me fjetë. Nuk e fajësoj askënd se ka ndodh kështu por është mëkat që Kosova me harru Gjakovë”, tha Gjini.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.