×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Ardian Gjini: Nëse s’na ndihmon Qeveria, unë do ta kryej vet stadiumin

    Reporteri
    08 Tetor 2021 | 22:45

    Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini ka folur për projektet që ai planifikon nëse do të marrë edhe një mandat në krye të Gjakovës.

    “Prej projekteve të mëdha që duhen me u përfunduar është stadiumi, është dalja për Pejë”, tha Gjini.

    “Stadiumi ka filluar vitin e kaluar me u ndërtuar”, theksoi Gjini në emisionin Pressing në T7.

    “Komuna e Gjakovës e ka kontraktuar projektimin e stadiumit të Gjakovës në vitin 2019, projekti ka përfunduar në fund të vitit 2019. Buxhetimi i parë ka ndodhur në fund të vitit 2019, e ka kthyer ministrja Dumoshi në mes të vitit 2020 dhe diku para fundit të vitit 2020 e kemi vu gurëthemelin edhe tribuna veri është kryer”, shpjegoi Gjini.

    “Në atë kontraktim të Ministrisë së Kulturës ka qenë dashtë me u përfunduar edhe tribuna jugperëndim që është tribuna kryesore, janë vu themelet, ka nis prej themeleve edhe janë heq fondet prapë”, theksoi ai

    “Komuna e Gjakovës në projekt-buxhetin 2022 dhe 2023 dhe 2024 në kornizë buxhetore e ka ngut buxhetimin e stadiumit të Gjakovës deri në përfundim”, shtoi ai.

    “Ne kishim me qenë më se të lumtur nëse Ministria e Kulturës e vazhdon projektin mirëpo nëse Ministria e Kulturës nuk e buxheton, atëher komuna e Gjakovës ndan buxhet të vetin dhe e buxheton vetë stadiumin. Këtë e kam premtuar unë. Unë po du me e kry atë stadium sepse kemi buxhet me e kry atë stadium. Vlera totale është 8 milionë e 600 mijë euro’, theksoi Gjini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!