Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se do të ishte nder për të nëse përjashtohet nga Partia Demokratike e Kosovës.
Bekim Haxhiu dhe partia e tij, kanë pasur tensione ditëve të fundit, meqë Haxhiu nuk i ka dhënë mbështetje kandidatit të PDK-së por e ka mbështetur kandidatin Bekim Jashari.
Madje PDK-ja ishte ankuar kundër Haxhiu edhe në Panlein Zgjedhir për Ankesa dhe Parashtresa.
PZAP të mërkurën e refuzoi ankesën e tyre, ndaj tij me pretendimet se kishte kërcënuar qytetarët që ta votojnë kandidatin për kryetar të Skënderajt Bekim Jashari.
“Jam PDK, jam UÇK, jam me familjen Jashari, jam me kryetarin Bekim Jashari dhe kam me vazhdu njejtë me qenë. Është nderi më i madh që nëse më përjashton PDK-ja për Jashart, është nderi më i madh në jetën time që munden me ma ba”, tha Haxhiu në Prime Time të Kanal 10.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.