Flamur Bytyçi, djali i veprimtarit dhe ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçi i vrarë në tetor të vitit 2002, ka arritur të bëhet asamblist në Kuvendin Komunal të Suharekës.
Këtë e ka bërë të ditur Bytyçi nëpërmjet një postimi në Facebook, ku i ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.
“KQZ-ja i zyrtarizoi rezultatet. E zyrtarizoi besimin tuaj ndaj meje, për të cilin u jam mirënjohës përherë! Ju betohem se besimin tuaj do ta përkthej në punë, me përkushtim e faqe të bardhë si dhe me vendosmëri e dinjitet. Ashtu si dje e sot, ashtu dhe nesër e përjetë e mot; FALEMINDERIT që më keni dhënë mundësinë të jem në shërbimin tuaj”, ka shkruar Bytyçi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.