Në veri të Mitrovicës të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, këtë e bëri të ditur kryesuesi i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve për Mitrovicë të Veriut, Sllobodan Dimitrojeviq.
Dimitrojeviq ka tha se nuk ka pas probleme dhe se gjithçka ka shkuar mirë me hapjen e qendrave.
Ai ka treguar për KP se qytetarët aty do të votojnë me dokumente të vlefshme të Kosovës.
“Po të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, 7 qendra dhe 23 vendvotime janë hapur në ora 7. Nuk kemi pas asnjë problem dhe votimi ka filluar pa probleme“.
“Natyrisht (votohet) me dokumente të vlefshme të Kosovës si dhe ma ato të cilave u ka skaduar afati para 6 muajve, duke pasur parasysh që ka pasur probleme teknike me dhënien e dokumenteve të rinj, për këtë është marrë vendimi që çdo dokument i cili është me skadencë është afati prej 6 muajve me të cilin mund të identifikohenet letërnjoftimi”, tregoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.