Ka filluar sot periudha e votimit përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të gjithë qytetarët që janë regjistruar votues jashtë Kosovës për raundin e parë, ka filluar sot periudha e votimit përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve dhe përfundon më 12 nëntor, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në komunat: Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamush dhe Kllokot.
“Fletëvotimin për Kryetar Komune dhe informacionet e detajuara mund t’i gjeni në këtë link: https://ëëë.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/ . Në fletëvotim janë dy kandidatë, Ju duhet të votoni vetëm njërin kandidat/e”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.