×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Hamza premton përkujdesje më të madhe për rreth 2300 familje në asistencë sociale

    Reporteri
    03 Tetor 2021 | 14:27

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka premtuar përkrahje më të madhe institucionale për familjet në asistencë sociale, familjet e dëbuara nga pjesa veriore, çiftet e reja dhe të moshuarit.


    “Familjet në asistencë sociale, familjet e dëbuara nga pjesa veriore, çiftet e reja dhe të moshuarit do të kenë përkujdesje shumë më të madhe në qeverisjen time. Ne kemi obligim institucional dhe moral që të kujdesemi për çdo qytetar të Mitrovicës, duke u siguruar mirëqenie dhe jetesë më të dinjitetshme”

    “Bashkë për Mitrovicën!”, ka shkruar Hamza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!